Flash News

POLITIKOFF

Pas kritikave për Beatrixën, reagon mamaja e saj: Mjaft gjykuam

Pas kritikave për Beatrixën, reagon mamaja e saj: Mjaft gjykuam

Mund të themi se për momentin dy nga personat më të urryer nga një pjesë e mirë e shqiptarëve kudo ku ndodhen, janë Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. Kjo për shkak të lidhjes së tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, e cila nuk është pranuar mirë nga publiku për shkak se Donaldi i dha shpresë Borës dhe ajo po e priste jashtë.

Mbrëmë, dyshja shkëmbyen puthjen e tyre të parë, e cila ishte shumë e gjatë dhe më pas u puthën vazhdimisht dhe kjo ka "acaruar" akoma më shumë ndjekësit e këtij reality show.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe mamaja e Beatrixës, por në mënyrë të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë, pasi ajo thjesht ka shpërndarë një shkrim që ka në thelb "mjaft gjykuam", por vetë nuk e ka shoqëruar këtë postim me asnjë shkrim.

Pas kritikave për Beatrixën, reagon mamaja e saj: Mjaft gjykuam

Të fundit