Flash News

POLITIKOFF

Pas lajmeve për heqjen e licencës, reagon Eni Çobani

Pas lajmeve për heqjen e licencës, reagon Eni Çobani

Avokatja e njohur Eni Çobani, ka reaguar në lidhje me ankesën që është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës dhe lajmeve që u publikuan sot thuajse në të gjitha mediat online shqiptare. Ajo ka zbuluar se nuk ka marrë ende asnjë ankesë zyrtare rreth kësaj.

“Përshëndetje të gjithëve! E bëj këtë lidhje direkte nga zyra ime me dëshirën e mirë për të sqaruar një situatë jo të këndshme që sot në mëngjes është paraqitur.

Më vjen shumë keq sepse e mira është që kur informacionet jepen në mënyrë publike duhet që të pyetet edhe pala e cila përmendet. Për shkak të kohës që kam në dispozicion më duhet që të flas pak shpejt. Për t’ju qetësuar të tërëve, unë nuk jam e informuar zyrtarisht për asnjë lloj ankese.

Më kanë çuar faqe të ndryshme shumë kolegë që u çuditën që si është e mundur, pasi unë kam një kalendar shumë të dendur në gjykatat e Shqipërisë gjë të cilën e vërtetojnë vetë qytetarët”– shprehet Eni në një video që ka postuar në profilin e saj në Facebook. 

Të fundit