Flash News

POLITIKOFF

Pas lajmit që është shtatzënë, nisin komentet se çfarë titulli do të ketë bebeja e Harry-t dhe Meghan-it

Pas lajmit që është shtatzënë, nisin komentet se

Tashmë është zyrtare, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë.  

Ky lajm është pritur shumë mirë nga mbështetësit e dyshes mbretërore por në të njëjtën kohë kanë nisur dhe komentet lidhur me titullin që do ketë bebeja e tyre dhe a do ketë ndonjë titull mbretëror.

Sipas rregullave mbretërorë, fëmija i dytë i dyshes nuk mund të gëzojë asnjë titull, por është Mbretëresha Elizabeth II ajo që mund të marrë një vendim që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Megjithatë vetë Harry dhe Meghan janë tërhequr prej kohësh nga jeta mbretërore, që prej ardhjes në jetë të Archie-t dhe burime pranë tyre tregojnë se dyshja nuk dëshiron asnjë titull për fëmijën e dytë.

Të fundit