All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Pas Maqedonisë së Veriut edhe Mali i Zi tërhiqet nga Eurovizion: Shkak kostot e krizës energjetike

All - Paragraf - 1

Pas Maqedonisë së Veriut edhe Mali i Zi tërhiqet nga Eurovizion:

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të pjesëmarrjes. Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

All - Paragraf - 3

Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën. BBC News ka raportuar se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi.

"Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe - ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t'i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara," -tha transmetuesi publik i Malit të Zi, RTCG.

Po ashtu, kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut dhe rritja e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje e detyroi vendin të marrë vendimin për të anuluar pjesëmarrjen.

Sipas BBC, pritet gjithashtu që disa vende të tjera të tërhiqen si rezultat i kostos shtesë.

Të fundit