Flash News

POLITIKOFF

Pas ndërprerjes së shtatzënisë, Chrissy Teigen tregon se ndjen shkelmime në bark

Pas ndërprerjes së shtatzënisë, Chrissy Teigen tregon se

Para disa kohësh, Chrissy Teign humbi fëmijën e saj të palindur. Chrissy dhe John Legend madje i kishin gjetur dhe emrin djalit të tyre dhe e quanin Jack, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Lidhur me këtë eksperience, modelja ka folur hapur dhe madje ka postuar dhe fotot që bënë xhiron e rrjetiti, teksa ndaheshin me të voglin e tyre Jack që nuk jetonte.

Të mërkurën, Teigen shkroi në Tëitter se ajo ndihej e mërzitur, pasi ishte java kur Jack do të vinte në jetë. Ajo rrëfeu mes të tjerash se ndjen goditje në bark, si shkelmimet e një fëmije.

"Unë me të vërtetë ndiej goditje në bark, por nuk është fantazmë. Kam një ndërhyrje kirurgjikale për endometriozë nesër... por këtë periudhë po ndjej goditje si shkelmime fëmijësh.”

Krahas një videoje të barkut të saj që shfaqet duke lëvizur paksa, ajo shkruan:

"Shikojeni këtë. Po pretendoj se është ai duke më përshëndetur - nuk ndalet kurrë".

Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Luna Simone, 4 vjeç dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Të fundit