Flash News

POLITIKOFF

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Tuna rikthehet me një koncert virtual për fansat

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Tuna rikthehet me

Tuna Sejdi ka shumë kohë që i ka munguar skenës shqiptare. Dhe angazhimet si nënë, pasi vetëm disa kohë më parë  u bë mama për herë të dytë, mund të kenë qenë një arsye e fortë pse Tuna e ka lënë disi mënjanë muzikën.

Por ajo do të rikthehet për fansat me një koncert të veçantë, i cili është realizuar live me orkestër në Muzeun “Suli Han” në Shkup, ndërsa vet këngëtarja bën me dije se ai do të transmetohet për gjithë fansat në kuadër të 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

“Drejtpërdrejt nga Suli Hani!
Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin Youtube të @avalon.produkcija më 19 Shtator me fillim në ora 21.00!
Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet Pavarësi, mbështetur nga Qeveria e RMV”, shkruan
Tuna në njofitimin që ka dhënë për ndjekësit e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? (@tunasejdi)

Të fundit