Flash News

POLITIKOFF

Pas performacës me flamurin serb, Rita Ora shfaqet kuq e zi në Festivalin e Filmit

Pas performacës me flamurin serb, Rita Ora shfaqet kuq e zi në

Disa ditë më parë këngëtarja Rita Ora u vendos në shënjestër nga fansat pasi një i ri i dha në koncert flamurin serb.

Ajo tha se nuk e kuptoi se cili flamur ishte dhe kërceu me të në skenë. Pas incidentit Ora  është shfaqur me një fustan të kuq e zi në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore Comandante, me regji të Edoardo De Angelis.

Eventi do të mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të fundit