Flash News

POLITIKOFF

Pas përkrahjes publike të Veliajt, Çiljeta: PS të shante me kulturë

Pas përkrahjes publike të Veliajt, Çiljeta: PS të shante

Këngëtarja Çiljeta Çilaga, ka qenë sot e ftuar në "Euronews Albania" ku komentoi përkrahjen publike që apo i jep kandidatit të PS-së për Tiranë, Erion Veliajn. Çiljeta tha se pasi doli krah të Veliajt, pati shumë sharje dhe mallkime në adresë të saj në rrjetet sociale, nga ana partisë që ajo kishte mbështetur ndër vite.

Çiljeta zbuloi se mallkimet shkonin deri te familjarët e sah duke u shprehur tepër e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe simpatizantët e të djathtës.

“Unë dola dhe përpara dy viteve me Veliajn, se kuptoj pse këtë herë u bë shumë e zhurmshme. Padiskutim pati një impakt shumë të madh, komentet kanë qenë të pafundme. Vetëm me një ndryshim shumë të madh, kur isha në kohën e PD-së, PS-ja kishte një kulturë në të sharë, ndërsa këta të mitë e dikurshëm kishin një mllef të tmerrshëm deri te mallkime për fëmijët. Instagrami ishte i mbushur me mallkime për mua për djalin që unë kam vënë duart në kokë dhe tani do ta quaj “Partia e Mallkimeve”. Kur pashë ato komente nuk kam asnjë pishman dhe asnjë peng, nuk kisha asnjë gjë të brendshme që të më stepte. Jam shgumë e zhgënjyer realisht nga ata që unë kam dashur aq shumë dhe kam mbështetur aq shumë”, tha Çilaga.

Të fundit