Flash News

POLITIKOFF

Pas Princ Lekës, reagon dhe Elia: Ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Pas Princ Lekës, reagon dhe Elia: Ndonjëherë ndarja qenka e

Pas Princ Lekës që konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja, ka reaguar edhe Elia Zaharia, e cila konfimron se ka nisur procedurat ligjore të divorcit.

Reagimi i Elias në facebook: 

Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

Të fundit