Flash News

POLITIKOFF

Pas reagimeve, nis nënshkrimi i peticionit për anulimin e ftesës së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë

Pas reagimeve, nis nënshkrimi i peticionit për anulimin e ftesës

Përveç reagimeve negative për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ka nisur edhe një peticion, ku kërkohet që t'i anulohet ftesa.

Kjo kërkesë që i drejtohet qeverisë dhe Bashkisë Korçë shoqërohet me disa argumenta, duke theksuar se me këngët e Bregoviç u frymëzuan ushtarët serb të kryer masakrat në Kosovë, dhe jo vetëm.

Ndër këngët që evidentohen dhe thuhet se Bregovic ka ngjallur nacionalizëm te serbët janë: "Kallashnikov", "Juris" (sulmo) dhe "Boom Boom Boom" (simbolike e zhurmës së bombave dhe armëve).

Organizatorët e këtij peticoni thonë që kjo kërkesë vjen në emër të viktimave të luftës në Kosovë, në emër të atyre për të të zhdukurëve, në emër të nënave  që ende po kërkojnë drejtësi, të grave të dhunuara, fëmijëve dhe të atyre që dhanë jetën për kombin.

Gjithashtu theksohet se artistët që nuk kanë vlera humane duhen bojkotuar. Ftesa për pjesmarrje e kengëtarit serb ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarë dhe artisë.

Të fundit