Flash News

POLITIKOFF

Pas rrëfimit tronditës të Doktorit të Fiksit, flet edhe Albana Osmani

Pas rrëfimit tronditës të Doktorit të Fiksit, flet edhe

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh, e Gentjan Pjetrit, ose siç njihet nga të gjithë, Doktori i Fiksit, ka tronditur të gjithë publikun. Një ndër personazhet më të spikatur të ekranit, prej kohësh, Genti i është larguar televizionit dhe vëmendjes së publikut.

Por në një intervistë të tij të fundit, për ‘Të harruarit’ në Syri Tv, Doktori tha se pas largimit nga ekrani, kaloi në ishemi cerebrale pasi u shkëput nga ‘Fiks Fare’ dhe nga ekrani, në të cilin punoi prej disa vitesh. Siç tha Doktori, prej kohësh e thërrisnin me epitete që nuk i kishin pëlqyer aspak.

Pas këtij rrëfimi, ka reaguar publikisht edhe Albana Osmani, moderatorja që ka punuar me Doktorin prej një kohe të gjatë.

Në një status të gjatë, Albana ka shkruar se Doktori është një artist i madh, me të cilin ka pasur fatin të punojë dhe të mësojë prej tij shumë: “Është bekim të kesh përmbi të gjitha, të kesh një drejtues si themeluesi i ‘Fiks Fare’, Filip Çakuli, që përtej anës profesionale që mbetet në histori, kam qenë e impresionuar se sa shumë kujdesej për stafin”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1)

Të fundit