Flash News

POLITIKOFF

Pas "sherrit", Ilda Bejlri dhe Shakohoxha në garë përballë njëri-tjetrit për kreun e FSHF-së

Pas "sherrit", Ilda Bejlri dhe Shakohoxha në garë

Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha ishin miq shumë të mirë përveçse kolegë dhe shoqëroheshin shumë bashkë me miq të tjerë po ashtu. Gati pas një dekade si kolegë dhe miq po ashtu, diçka ndryshoi dy vite më parë dhe lajmi i "sherrit" të tyre bëri xhiron në mediat online dhe në rrjet.

Pas "sherrit", Ilda Bejlri dhe Shakohoxha në garë

Mes tjerash u tha se Dritani e hoqi Ildën nga puna, gjë që u mohua nga ish-Drejtori. Tashmë për të dy, për arsye të ndryshme, kapitulli i DigitAlb është i përmbyllur por jeta i ka sjellë sërish në situatë ku do jenë përballë njëri tjetrit, në një garë.

Të dy kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas më shumë se 20 vitesh i pakonkurencë, Armando Duka do të rivalizohet nga prezantuesja, ish-komentatori sportiv dhe Selami Jenishehri e Suljeman Starova.

Posti i Presidenti të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një mandat 4-vjeçar. 

 

Të fundit