Flash News

POLITIKOFF

Pas sherrit "të agravuar" në 'Përputhen' me konkurrentin e ri, Fationi largohet nga programi

Pas sherrit "të agravuar" në 'Përputhen' me

Pas sherrit që ndodhi sot në “Përputhen”, Fationi, një nga konkurrentët më të komentuar, ka vendosur të largohet nga programi. Përmes një statusi të gjatë, ai shpjegon arsyet që e çuan në këtë vendim dhe akuzon disa prej konkurrentëve për pafytyrësi.

 “Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “Hë thuaje se je mësuar me sulme”. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua. Por këto puntatat e fundit nuk më pëlqejnë as mua, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjëra, por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja se sheh atë që nuk e shihni dot ju dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleancë për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku nëpërmjet zërit tim, edhe pse sot e kam ngritur shumë më shumë sepse u lodha nga të tilla gjëra. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje, sepse di më shumë se ç’jepet aty dhe shoh më shumë se ç’shihni ju”-shkruan Fationi.

Pas sherrit "të agravuar" në 'Përputhen' me

Të fundit