Flash News

POLITIKOFF

Pas shkarkimit të Luis Enrique, në krye të Kombëtares së Spanjës vjen Luis de la Fuente

Pas shkarkimit të Luis Enrique, në krye të Kombëtares

Ajo që përflitej, tashmë është zyrtare: Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll, RFEF sot njoftoi largimin e Luis Enrique-it si trajner, post të cilin e mbante që nga viti 2018 kur pas Kupës së Botës në Rusi, pasoi Fernando Hierron.

Pas shkarkimit të Luis Enrique, në krye të Kombëtares

Vendimi vjen pas eliminimit zhgënjyes të Spanjës që përballë Marokut humbi me penallti, në 1/16 e Botërorit të Katarit. Vitin e kaluar, në “Euro 2020”, Luis Enrique udhëhoqi iberikët deri në gjysmëfinale, ku me penallti u mundën nga Italia kampione. Në total, Luis Enrique bëri 40 paraqitje si trajner, duke shënuar 23 fitore, 12 barazime e 5 humbje. Përveç triumfit 7-0 në takimin e parë ndaj Kosta Rikës, Spanja dha fare pak në takimet e tjera duke e merituar largimin nga Botërori. Trajnerit Luis Enrique i mbaronte kontrata dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) nuk patën ndërmend t’i ofronin një akord të ri.

Nga ana tjetër, drejtuesit e futbollit spanjoll nuk humbën shumë kohë dhe menjëherë emëruan trajnerin e ri të Kombëtares, pas ndarjes me Luis Enrique. I përzgjedhur i RFEF është Luis de la Fuente. Prej verës së vitit 2018, ai mban postin e trajnerit të Kombëtares U21, ndërsa ka drejtuar edhe Spanjën U19 e U18. 61-vjeçari nuk ka eksperiencë të madhe në stol. Sa i përket klubeve, rezulton se ka drejtuar vetëm dy: Athletic Bilbao e Alaves.

Zyrtarisht, De la Fuente do të marrë postin e trajnerit të kombëtares së njohur europiane, të martën e 13 dhjetorit. Më herët u aludonte emër tjetër. Sipas radios “Cadena SER”, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të futbollit iberik, të cilët mendojnë se është i nevojshëm një ndryshim në stol, gjendet Marcelino, 57-vjeçari me eksperiencë të madhe në La Liga, aty ku ka drejtuar klube si Athletic Bilbao, Valencia, Villareal e Sevilla.

Në vitin 2019, me Valencian ai fitoi Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës me Bilbaon, vitin e kaluar. Marcelino qëndron pushim prej muajit qershor, pas ndarjes me klubin bask, ndërsa ulja në pankinën e Kombëtares do të ishte realizimi i një ëndrre, por që mbeti ëndërr e parealizueshme.

Të fundit