Flash News


POLITIKOFF

Pas shtatë vitesh, rikthehet "X Factor Albania"

Pas shtatë vitesh, rikthehet "X Factor Albania"

Gjatë moderimit të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin se do të rikthehet sërish emisioni i talenteve të reja në muzikë, “X Factor”.

Moderatorja u ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe munden të këndojnë, të bëhen gati pasi, në sezonin pasardhës do të rikthehet “X Factor” në Tv Klan. Bashkë me “Dance With Me Albania”, të gjitha talentet që mendojnë se kanë zë dhe mund të këndojnë, të bëhen gati për “X Factor”, sepse rikthehet dhe “X Factor” në sezonin pasardhës.

“Rikthehemi shumë shpejt me një ndër programet më të suksesshme në Tv Klan, “Dance With Me”. Është një program vallëzimi që na bën të gjithëve të vallëzojmë, të lëvizim dhe ta kemi jetën më të gëzuar. Nisim edicionin e shtatë me një kast fantastik personazhesh të njohur, me një skenë të rinovuar, një juri fantastike dhe një formulë të modifikuar disi. Mezi pres të kërcejmë këtu dhe të bëjmë tërmet në Tv Klan. Kemi shumë produksione këtë vit, edhe 2 gjëra të reja, por nuk do t’i themi të gjitha sonte",- tha Alketa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Të fundit