Flash News

POLITIKOFF

Pas tragjedisë së Astroworld, Travis Scott përjashtohet nga "Coachella 2022"

Pas tragjedisë së Astroworld, Travis Scott përjashtohet nga

Reperi Travis Scott është përjashtuar efektivisht nga formacioni i performancave për Festivalin e Muzikës dhe Arteve në 'Coachella Valley 2022'.

"Variety" konfirmoi se reperi është hequr nga formacioni i performancës për festivalin e ardhshëm pas tragjedisë së fundit të Astroworld në koncertin e tij në Houston në nëntor, ku dhjetë persona humbën jetën mes tërbimit të turmës.

Vendimi u mor pasi një peticion Change.org filloi në ditët pas tragjedisë, duke kërkuar largimin e tij nga formacioni i Coachella. Peticioni mori mbi 60,000 nënshkrime.

'Coachella' që filloi në vitin 1999, është festivali më i madh muzikor në Amerikën e Veriut. Edicioni i vitit 2022 tashmë është i shitur dhe ofron një listë pritjeje për biletat dhe paketat.

Të fundit