Flash News

POLITIKOFF

Pas tre muajsh nga ardhja në jetë, mësohet emri i vajzës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Pas tre muajsh nga ardhja në jetë, mësohet emri i vajzës

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e kanë quajtur vajzën e tyre Malti Marie, sipas TMZ. Sipas një certifikate lindjeje të marrë nga media, vajza e tyre – e cila lindi përmes një gruaje surrogate – erdhi në jetë pak pas orës 20:00 më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.

Pas tre muajsh nga ardhja në jetë, mësohet emri i vajzës

Emri Malti është me origjinë sanskrite, indiane dhe do të thotë "lule aromatike" ose "dritë hëne". Jonas, 29-vjeç dhe Chopra, 39-vjeçe, njoftuan lajmin emocionues të ardhjes së foshnjës së tyre në janar.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një surrogate”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në Instagram.

Pas tre muajsh nga ardhja në jetë, mësohet emri i vajzës

“Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit."

Të fundit