Flash News

POLITIKOFF

Pas zhurmës në rrjet për bullizimin e 8-vjeçares, reagon për herë të parë Albi Nako

Pas zhurmës në rrjet për bullizimin e 8-vjeçares, reagon

Ditët e fundit në rrjet ka pasur një shpërthim lidhur me bullizimin që i ëhstë bërë 8-vjeçares në "T`ka mami yll" nga anëtarët e jurisë, Albi Nako dhe Erjona Rusi.

Albi Nako e Erjona Rusi kanë bërë komente të papërshtatshme për peshën e një prej fëmijëve të spektaklit, një konkurrente 8-vjeçare.

Këtë pasdite, Albi Nako dhe Erjona Rusi kanë qenë të ftuar në “ABC-ja e Pasdites”, për të folur lidhur me këtë situatë, duke theksuar që për qëllim nuk ishte denigrimi i 8-vjeçares.

“Për të qenë të vërtetë, sot këtu do duhet të ishte i pranishëm babai i Lianës, po nuk e pa të arsyeshme për shkak të trysnisë që ka prej ditësh. Liana është vajza e një miku tim dhe është dorëzuar tek unë vetëm për të hequr dorë nga ushqimi, jo për t’u marrë me balet. Ky ishte qëllimi. Që do të thotë ajo nuk ishte pjesë e audicioneve”, tha Albi, duke shpjeguar situatën.

Ai pranoi se nuk ishte fraza e duhur, por theksoi se nuk kishte për qëllim denigrimin e fëmije. 

“Në rastin e Lianës ndoshta nuk ishte fraza e duhur, por aspak duke pasur për qëllim denigrimin e këtij personazhi. Thjesht të heqë dorë nga ushqimi”, tha Albi. 

Më tej teksa në ekran, u shfaqën disa foto të Lianës, e cila do të jetë bashkëprezantuese me Ilda Bejlerin, Albi u shpreh: “T’i kujtojmë publikut që kjo që ju po nxirrni ju tani është xhiruar këtë të shtunë dhe jemi në avancë dy puntata”.

Ndërsa moderatorja Erjona Rusi ka thënë se fjalitë në videon e bërë virale janë shkurtuar se nuk mund të lihej e gjithë biseda. Ajo ka bërë të qartë se vajzës nuk i ka thënë të qëndrojë pa ngrënë.

“Unë nuk jam idiote dhe as mostër që ky fëmijë të rrijë pa ngrënë se duhet të këcejë. Ne kemi folur përpara duke i thënë se ne nuk duhet të hash sufllaqe”, tha ajo, duke shtuar se Liana është një fëmijë shumë i dashur e i afruar.

“Shumë më kanë mallkuar, përmendur fëmijën tim, sulme nga më të tmerrshmet. Unë ndjeva që fjalitë që ashtu siç ishin se nuk mund të lihej e gjithë biseda, dukej sikur unë i kam thënë vajzës të rrijë pa ngrënë”, tha ajo, duke shtuar se 20 vjet karrierë nuk i ka ngritur me sulme.

Të fundit