Flash News

POLITIKOFF

Pas zhurmës së madhe në rrjet, Gjon`s Tears thotë fjalët e fundit për Alketa Vejsiun

Pas zhurmës së madhe në rrjet, Gjon`s Tears thotë

Pas finales së "Eurovizion" përfaqësuesi i Zvicrës - që është shqiptar - Gjon`s Tears, u rëndit i treti në renditjen finale (kujtojmë që ishte i pari me votat e jurisë).

Më pas, në rrjetet sociale u bë virale një intervistë e Gjonit që kishte dhënë më herët - para pjesëmarrjes në Eurovizion - në një emision shqiptar. Gjoni tregoi se ai ishte ftuar edhe tek "Festivali i Këngës" dhe më pas iu refuzua pjesëmarrja.

"Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe më tha hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht”. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoi, por s’ka problem”, tregoi Gjoni në këtë emision.

Lidhur me këtë deklaratë, reagoi dhe Alketa Vejsiu e pyetur nga "Anabel.al".

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi,"- tha Alketa për revistën.

Ndërsa sot, i ftuar në Wake Up, Gjon tha:

Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara."

 

Të fundit