Flash News

POLITIKOFF

‘Pashë njeriun më të fortë të jetës sime me lot’, Gjon Muharremaj tregon si lindi ‘Gjon’s Tears’

‘Pashë njeriun më të fortë të jetës sime me

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, tregoi në “A live night” se si lindi emri i tij artistik.

Gjithçka nisi me lotët e gjyshit, ndërsa ai këndoi këngën e tij të preferuar “Can’t Help Falling In Love” të Elvis Presleyt.

Gjyshi ka qenë shtysa e tij më e madhe që të merrej me muzikë dhe ka punuar shumë që ta bëjë krenar.

Isha interesuar për muzikë klasike dhe fillova pianon, sa kisha fillu pianon kur erdhi gjyshi me pushime në shtëpinë tonë, kisha piano elektrike dhe kisha këngën ‘Can’t Help Falling In Love’ të Elvis Presleyt. Ua, tha, po kjo është kënga ime e preferuar, edhe më tha a mund të ma këndosh. Unë në atë moment thashë paska lajthit gjyshi, se unë asnjëherë nuk kam këndu, ça thotë a mundet me e këndu. E mësova dhe e mësova sa më shumë këngën, e më në fund para se të shkonte në Kanada, se jeton atje, ia këndova këngën dhe ai nisi të qajë. Ishte e njëjta ndjesi si me Bach. Aty kuptova vlerën dhe mundësinë e muzikës, që okay ti mund t’i prekësh njerëzit në atë mënyrë… dhe sidomos kultura e shqiptarëve dhe e Kosovës që gjyshërit normalë nuk qajnë kurrë. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime me lot… ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua. Kur krijova konceptin e Gjon’s Tears, unë gjithmonë i kam ruajtur lotët. I mbaj gjithmonë, se gjyshi më ka thënë e di që do bëhesh i madh, por s’do të jem këtu me të pa, prandaj kam shku me i bo të gjitha që t’i shohë ai, jam krenar dhe i bindur që ai i ka parë të gjitha gjërat, se ai ishte fillimi i gjithçkaje, pa atë s’kisha bërë fare muzikë. Unë pianon e kisha qejf, por gjyshi ma zgjodhi, unë provoja të tjera gjëra. Kam provuar karate, futboll”, tha Gjoni.

Të fundit