Flash News

POLITIKOFF

Pas puthjes në Coachella, Camila Cabello sjell këngën për ribashkimin me Shawn Mendes

Pas puthjes në Coachella, Camila Cabello sjell këngën për

Disa ditë pasi u pa në momente romantike me artistin në Coachella, ylli i popit publikoi një audio të shkurtër shkëputur nga kënga e saj e re "June Gloom". Dhe fansat mendojnë se teksti i saj lidhet padyshim me ribashkimin me Shawn.

"Si ka mundësi që je shumë më mirë?" këndon ajo nëpër vargje në audion e postuar në Instagramin e saj. "A do të mbarojë kjo ndonjëherë?"

Por nëse kjo nuk mjafton për të bindur dëgjuesit se "Shawmila" është rikthyer, hidhini një sy asaj që këndon më pas: "A po vjen në Coachella?/ Nëse jo, s’ka problem/ Nëse vjen, zemër, unë do mendoj vetëm për këtë.”

Mendes, natyrisht, padyshim që shkoi në Coachella. Të dy u panë duke u puthur duke konfirmuar ribashkimin gati 2 vite pas ndarjes. Asnjëri nga dy yjet nuk ka folur publikisht mbi romancën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Të fundit