Flash News

POLITIKOFF

Pasi shprehu publikisht se po lufton për Borën, mesa duket Semi "i shuan" shpresat Donaldit

Pasi shprehu publikisht se po lufton për Borën, mesa duket Semi

Dje, Donald Veshaj, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip, ku në një postim të gjatë ai la të nënkuptohej se ishte penduar që brenda shtëpisë hoqi dorë nga Bora dhe sipas asaj që shkruan, nënkuptoi që do të luftojë ta rikthejë sërish në jetën e tij.

Por mesa duket, Semi, i ka "shuar" shpresat Donaldit. Siç e dimë, Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Borës por dhe shoqja më e mirë e Donaldit brenda në shtëpinë e BBV, ka qenë fansja më e zjarrtë e dashurisë së tyre dhe po ashtu një nga njerëzit që u zhgënjye më shumë kur Donaldi u lidh me Beatrixën.

Në një postim në Instagram, Semi ka shoqëruar foton e saj me mbishkrimin:

“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte."

Këtë mbishkrim, ajo e ka shoqëruar me emoji me nota muzikore, duke nënkuptuar kështu që mund të jetë dhe këngë, por përzgjedhja e pikërisht këtij vargu nuk duket dhe aq rastësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sємι Jαυραʝ (@semijaupaj)

Semi për disa javë, nuk ishte aktive në rrjetet sociale dhe as në studiot televizive, për shkak të zhgënjimit të madh që pësoi nga sjellja e Donaldit, të cilin këngëtarja e besonte shumë dhe nuk e priste asnjëherë që ai ta tradhtonte publikisht shoqen e saj të ngushtë, e cila po priste jashtë për Donaldin.

Të fundit