Flash News

POLITIKOFF

Pasi u 'kryqëzua' për batutën për Trixën, ironizon Salsano Rrapi: “Big Kanibali” do të jetë filmi i ri

Pasi u 'kryqëzua' për batutën për Trixën,

Salsano Rrapi ka ironizuar debatin që është bërë pas batutave që bëri bashkë me Ermal Mamaqin kur të dy ishin bashkë me disa të famshëm të tjerë në “Big Brother VIP”. Ata bënë shaka me Donaldin duke përmendur Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosaj, por kjo e fundit duket se nuk i ka pritur mirë këto batuta.

Këngëtarja refuzoi ftesën për të darkuar me banorët pasi është ndjerë keq nga shakaja e tepruar. Ermali reagoi përmes një videoje duke sqaruar se nuk kishte asgjë një qëllim të keq. Kushërira e Beatrixës, Anxhelina, reagoi po ashtu përmes një komenti në postimin e Ermalit duke thënë se mes të tjerash ajo ishte prekur dhe nga komenti i Salsanos. Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i aktorit të humorit, i cili përmes një mesazhi drejtuar Ermal Mamaqit, ka ironizuar gjithë “zhurmën” që është shkaktuar në rrjet pas asaj që ndodhi brenda shtëpisë së famshme.

“Kjo video është për ty Ermal Mamaqi. Duke qen se je dhe regjisor dhe po bën filma këto kohët e fundit, kam një ofertë për ty po sikur të bëjmë bashkë një film, të jetë horror. Ti të jesh kanibal dhe unë që jam i mbyllur në shtëpi. Dhe ti nga inati vjen, hyn në shtëpi, dhe më masakron mua. Më çan barkun, mëlçinë dhe në fund më merr dhe zemrën dhe më ha. Pastaj në fund janë të gjithë të lumtur që më ke ngrënë mua, do ta transmetojmë në të gjithë kinematë që ka Shqipëria dhe të ftojmë të gjithë fansat e Big Brotherit. Do të jeni të kënaqur me vdekjen time. Do ta quajmë Big Kanibal, pastaj do të pimë kafe dhe do të shohim se si do të kënaqen njerëzit duke parë ngrënien tënde dhe vdekjen time,"shprehet ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Salsano Rapi (@salsanorrapi)

Të fundit