Flash News

POLITIKOFF

Pasi u shitën të gjitha biletat e koncertit të 19-majit, Shpat Deda surprizon fansat me një datë ekstra

Pasi u shitën të gjitha biletat e koncertit të 19-majit, Shpat

Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Në moshën 18- vjeçare, Shpati shkoi për studime për biznes në Bullgari dhe atje arriti të bëhej pjesë e grupit “Quiet Hours”. Gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte krijimet e tij të para. Prezantimi i tij si këngëtar për publikun e gjerë ka ndodhur pikërisht ne emisionin “Unplugged”në Top Channel. Më pas prezantohet në ‘Top Fest 5’ dhe triumfon me çmimin “Best New Artist”. Kënga e tij “Ënderroj” u kthye në një hit. Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë.

Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron.

Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shpat Deda (@shpatdeda)

Unik dhe origjinal, ai lajmëroi se do të kthehet ta vazhdojë historinë e dashurisë me Tiranën më 19 maj në një udhëtim të paharrueshëm nëpër fjalë e tinguj. Koncerti i artistit do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio. Por një lajm i keq për ndjekësit e tij erdhi pasi Shpati tregoi se të gjitha biletat e këtij koncerti ishin të gjitha të shitura. Por, mos u mërzisni! Artisti do të zgjasë koncertin e tij edhe me një ditë, datë 20 maj, ditë e shtunë dhe tanimë do të keni mundësi të blini biletat tuaja ne vivere.al ose në një nga pikat e Easypay.al kudo në Shqipëri.

Të fundit