Flash News

POLITIKOFF

Pasi u shpall fajtor për abuzim seksual, Youtube merr vendim drastik ndaj artistit R.Kelly

Pasi u shpall fajtor për abuzim seksual, Youtube merr vendim drastik ndaj

Youtube ka njoftuar se ka hequr kanalet e këngëtarit R&B R. Kelly nga kjo platformë duke u distancuar nga këngëtari i cila ishte dënuar për trafik seksual muajin e kaluar.

Kelly u dënua nga një juri federale në shtator, ku prokurorët akuzuan këngëtarin se po shfrytëzonte statusin e tij gjatë një çerek shekulli për të joshur gra dhe vajza të mitura në orbitën e tij për seks.

Pasi u shpall fajtor për abuzim seksual, Youtube merr vendim drastik ndaj

Dy nga kanalet e tij, RKellyTV dhe RKellyVevo, janë hequr nga një prej platformave më të mëdha të videove në botë dhe këngëtari nuk do të jetë më në gjendje të krijojë ose zotërojë ndonjë kanal tjetër në YouTube.

Katalogu i muzikës së tij megjithatë do të jetë i disponueshëm në YouTube Music, shërbimi i transmetimit audio të YouTube, dhe videot e ngarkuara nga përdoruesit e tjerë të YouTube do të vazhdojnë të jenë në dispozicion.

Të fundit