Flash News

POLITIKOFF

Pasioni i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth

Pasioni i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth

Shumë gjëra dihen për Mbretëreshën Elizabeth - kjo edhe për shkak të tabloidëve britanikë, të cilët shkruajnë për pothuajse çdo gjë për familjen mbretërore. Por, ka diçka për të cilën ende nuk e dimë për Mbretëreshën.

Së fundmi, është zbuluar se mbretëresha Elizabeth ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as për koleksionimin e veprave të çmuara të artit dhe as blerja e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.

Pasioni i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth

Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë. Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:

“Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë. Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: “Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë”. Ajo ishte shumë e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport."

Të fundit