Flash News

POLITIKOFF

Pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale, Kevin Spacey nderohet me çmimin e rëndësishëm

Pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale, Kevin Spacey nderohet me

Kevin Spacey është nderuar së fundmi me një çmim për karrierën e tij pavarësisht polemikave mbi akuzat për ngacmime seksuale që kanë njollosur reputacionin e aktorit. Ai u vlerësua për kontributin personal në zhvillimin e gjinisë së dramës. Për këtë rast, 63-vjeçari ishte i ftuar për të folur në muzeun e kinemasë në Torino.

Pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale, Kevin Spacey nderohet me

Ai u shpreh se:

"Jam vërtet i bekuar, mirënjohës dhe i përulur ndaj Muzeut të Kinemasë që pati guximin për të më ftuar."

Aktori fitoi çmimet Oscar për interpretimet në filmin ” American Beauty” dhe “The Usual Suspects”. Karriera e tij përfundoi disa vite më parë, pasi më shumë se 20 burra e akuzuan për ngacmim seksual. Javën e kaluar, aktori u shfaq përpara një gjykate në Londër, ku deklaronte pafajësinë e tij për disa akuza që rëndonin mbi të.

Të fundit