Flash News

POLITIKOFF

Pavarësisht përçarjeve, Mbretëresha dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore urojnë Princin Harry për ditëlindje

Pavarësisht përçarjeve, Mbretëresha dhe anëtarë

- Mbretëresha, Princi Charles dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, të gjithë postuan në Twitter.

Pavarësisht përçarjeve, Mbretëresha dhe anëtarë

Megjithë përçarjet e vazhdueshme dhe të mirë-publikuara pas Megxit, Familja Mbretërore nuk u përmbajt duke uruar sot ditëlindjen e 37-të të Princit Harry.

Mbretëresha 'udhëhoqi' e para, duke shpërndarë një përzgjedhje fotografish që theksonin përpjekjet bamirëse të Harry-t qëkur ai ishte pjesë e familjes mbretërore.

Princi Charles postoi në Twitter një fotografi të kthimit të tij dhe të birit duke lënë gjurmë në çimento në shkollën e fshatit Dukuduku në Afrikën e Jugut në 1997 - një zgjedhje veçanërisht prekëse, duke pasur parasysh"përçarjen" e tyre pas tërheqjes së Harry-t ga familja mbretërore dhe intervistës së famshme tek Oprah.

Pavarësisht përçarjeve, Mbretëresha dhe anëtarë

Në intervistën bombë të Harry-t dhe Meghan-it me Oprah Winfrey në mars, Harry foli për marrëdhënien e tij me babanë e tij, duke pretenduar se ai ishte "zhgënjyer" nga Princi Charles.

Harry dhe Meghan gjithashtu bënë akuza serioze gjatë intervistës, duke akuzuar familjen mbretërore për racizëm ndaj djalit të tyre, Archie, dhe pretendimet e Meghan se ajo ndihej e vetmuar dhe kishte mendime vetëvrasëse ndërsa ishte shtatzënë.

Të fundit