Flash News

POLITIKOFF

"Pengu i një fëmijë të munguar", Juliana Pasha përlotet: Sfida më e vështirë, dashtë Zoti të kalojë

"Pengu i një fëmijë të munguar", Juliana Pasha

E ftuar në rubrikën "Tani mund të këndosh" në "E diela shqiptare" me Ardit Gjebrenë, Juliana Pasha ka emocionuar me historinë e saj personale.

"Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende - dhe në dashtë Zoti të kalojë - ka qenë mosardhja në jetë e fëmije."

Këngëtarja është pyetur nga Arditi se cila ka qenë sfida më e madhe që i është dashur të kalojë dhe ajo ka treguar se ka qenë mungesa e një fëmijë.

"Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura,"- ka treguar këngëtarja.

E ndërsa është përlotur kur vazhdoi rrëfimin:

"Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Unë dhe Altini jemi një trup i vetëm. Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj që ne ndiznim një qiri të tretë.

Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien e përditshme, punën, gjithçka. Unë besoj që marrëdhënia jonë do të shkojë derisa të mbyllim sytë të dy së bashku dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë."

Të fundit