Flash News

POLITIKOFF

Për Arbanën, dasma me Eduartin do të mbetet 'top sekret'

Për Arbanën, dasma me Eduartin do të mbetet 'top

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë disa ditë më parë. Çifti e organizoi ceremoninë në Toskana të Italisë.

Por, ndryshe nga sa jemi mësuar që detajet e dasmës së VIP-ave të dalin pa nisur ende betimi, Arbana u kujdes që të mos bënte publike asgjë nga ceremonia.

Edi dhe Arbana kanë qenë të ftuar së fundmi, në festivalin e mbajtur në Suharekë, ku Arbana u pyet edhe për martesën e saj.

Mirëpo, moderatorja u tregua e prerë duke thënë se “Ne nuk jemi këtu për të folur për dasmën”.

Arbana publikoi një foto me Eduartin e veshur me fustan të bardhë, por vetëm kaq, ndërsa të ftuarit e kishin “të ndaluar” të ndanin pastime nga dasma e çiftit.

Të fundit