Flash News

POLITIKOFF

Për cilën "karmë" po flet Dafina Zeqiri?

Për cilën "karmë" po flet Dafina Zeqiri?

"Karma" është kënga më e re e Dafina Zeqirit, e cila është publikuar në platformën më të madhe muzikore, në 'Spotify'.

Prej thuajse një viti, këngëtarja shqiptare nga Kosova ka treguar se po punonte për albumin e saj të ri "Dafinë moj". Ky album është pritur me padurim nga fansat, pasi përveç talentit q vetë këngëtarja ka, po ashtu dhe bashkëpunimet e saj janë shumë të zgjedhura (njëra prej tyre është me Tunën).

“Psst.. Kënga e re “Karma” tashmë është lansuar, tregoj një miku”, ka shkruar Dafina krahas postimit të saj në Instagram, ku lajmëron fansat për projektin e saj të ri.

Ende nuk dihet mesazhi i Dafinës që fshihet pas "Karmës", por me siguri, këngëtarja do e tregojë dhe këtë detaj shumë shpejt për fansat. Kjo këngë nuk është publikuar ende në platformat e tjera muzikore.

Për cilën "karmë" po flet Dafina Zeqiri?

Të fundit