Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për herë të parë, kompania Meta ngrin punësimet dhe redukton kostot

CEO i Meta Platforms Inc, Mark Zuckerberg, prezantoi planet e riorganizimit të ekipeve dhe shkurtimin e numrit të punonjësve për herë të parë ndonjëherë, duke i dhënë fund epokës së rritjes së shpejtë të gjigantit të rrjeteve sociale.
Zuckerberg deklaroi se kompania do të ngrijë punësimet e reja dhe do të ristrukturojë disa ekipe për të shkurtuar shpenzimet dhe për të riorganizuar prioritetet. Në vitin 2023, Meta, me shumë gjasa do të jetë më e vogël se këtë vit.
Sipas një personi të pranishëm, Zuckerberg e njoftoi ngrirjen e punësimeve të reja gjatë një seksioni të përjavshëm pyetjesh dhe përgjigjesh me punonjësit. Ai shtoi se kompania do të shkurtojë buxhetet e pjesës më të madhe të ekipeve, edhe ato në rritje, dhe se ekipet individuale do të vendosin se si të menaxhojnë ndryshimet në organikën e punonjësve.
Kjo mund të nënkuptojë mosplotësimin e roleve të punonjësve që largohen, zhvendosjen e njerëzve në ekipe të tjera ose të punosh “për të menaxhuar njerëzit që nuk janë të suksesshëm”, sipas vëzhgimeve të Bloomberg.
“Shpresoja që këtë vit ekonomia do të stabilizohej. Por kjo nuk po ndodh, për këtë arsye duhet të planifikojmë në mënyrë pak më konservatore” – tha Zuckerberg. Një zëdhënës i Meta-s nuk pranoi të komentojë.
Aksionet e Meta, të cilat po tregtoheshin në rënie në fillim të ditës, zbritën më tej pas lajmit, me rënie 3.7% krahasuar me mbylljen e tregtimit të aksioneve të mërkurën. Këtë vit, aksionet kanë rënë me 60%.
Tkurrjet e mëtejshme të kostove dhe ngrirja e punësimeve është deklarata më e fortë e Meta se rritja e të ardhurave nga reklamat po ngadalësohet mes rritjes së konkurrencës për vëmendjen ndaj përdoruesve.
Ky nuk është momenti më i mirë për shkurtimet: përveç presioneve ekonomike, aktiviteti i reklamave të kompanisë, i ndërtuar mbi shënjestrimin e saktë të konsumatorit, ka humbur një pjesë të avantazhit të tij për shkak të kufizimeve të reja të privatësisë nga Apple mbi gjurmimin e përdoruesve të iPhone. TikTok po tërheq përdoruesit më të rinj nga Instagram.
Ndërkohë Zuckerberg po vë një bast të fortë te Metaverse, një realitet virtual përfshirës, ku hamendësohet se personat do të komunikojmë. Zuckerberg e ka cilësuar këtë përpjekje se do t’i kushtojë shumë para.
Në fillim të vitit, Meta deklaroi se do të ngadalësonte punësimet e reja për disa role drejtuese dhe se kishte shtyrë ofertat e vendeve të punës me kohë të plotë për praktikantët gjatë verës.
Ngrirja e punësimeve të reja e njoftuar të enjten u bë e nevojshme pasi “duam të jemi të sigurt se nuk duam të shtojmë njerëz në ekipe në të cilat nuk presim të kenë rol në vitin e ardhshëm” – shpjegoi Zuckerberg gjatë mbledhjes.
Në korrik, Zuckerberg paralajmëroi se Meta do të “reduktonte vazhdimisht rritjen në organikën e punonjësve” dhe se “shumë ekipe do të zvogëlohen për të zhvendosur energjitë në fusha të tjera”. Përparësitë përfshijnë Reels, konkurrentin e Meta në TikTok, dhe metaverse e Zuckerberg.
Në 30 qershor, numri i punonjësve të Meta ishte më shumë se 83.500, duke shtuar edhe 5.700 punonjës të rinj në tremujorin e dytë.
Zuckerberg deklaroi të enjten se kompania do të jetë “pak më e vogël” në fund të vitit 2023.
“Në 18 vitet e para të kompanisë, jemi rritur me shpejtësi çdo vit, por së fundi qarkullimi i të ardhurave ka qenë për herë të parë i sheshtë ose paksa në rënie” – u deklaroi ai punonjësve.
Gjatë prezantimit të rezultateve të tremujorit të parë, Meta deklaroi se shpenzimet vjetore do të ishin afërsisht 3 miliardë dollarë më të ulëta krahasuar me parashikimet e para, duke e tkurrur vlerësimin që kishte arritur 95 miliardë dollarë.
Meta nuk është e vetmja kompani, e cila mbështetet te reklamat, që është prekur nga sfidat e mëdha ekonomike. Twitter Inc ka vendosur të ngrijë punësimet e reja në maj dhe u ka kërkuar punonjësve që të kujdesen për shpenzimet e tyre dhe të ulin kostot e udhëtimit dhe të marketingut.
Edhe Google e Alphabet deklaroi se do të ngadalësojë punësimet në gjysmën e dytë të vitit, kurse Snap Inc shkurtoi me 20% numrin e punonjësve në gusht./monitor/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38