Flash News

POLITIKOFF

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk do të jetë i kuq

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk

Shumë gjëra në lidhje me çmimet Oscar kanë ndryshuar gjatë viteve, por për gjashtë dekadat e fundit ka pasur një gjë të pandryshueshme: Tapeti i kuq.

Ngjyrat kanë ndryshuar gjatë viteve, por gjithmonë ka qenë një nuancë e kuqe. Deri në këtë vit!

Tapeti i kuq do të zëvendësohet me një tapet në ngjyrë shampanjë, duke thyer kështu traditën ikonike. 

Lajmi u konfirmua nga moderatori Jimmy Kimmel, i cili u shpreh:

“Njerëzit kanë pyetur: ‘A do të ketë telashe këtë vit?’. ‘A do të ketë dhunë këtë vit?’. Sigurisht, ne shpresojmë që jo", referuar shuplakës së famshme të Will Smith kundrejt Chris Rock.

“Vendimi për të shtruar një tapet ngjyrë shampanjë dhe jo të kuq, tregon që jemi shumë të sigurt që nuk do të derdhet gjak”, shtoi ai me shaka.

Por, a do të vijojë tradita e tapetit në ngjyrë shampanjë? Mesa duket, nuk është e sigurt. Lisa Love u shpreh se njerëzit mund t’i referohen si ‘tapeti i kuq’ dhe se tapeti ngjyrë shampanjë është një lehtësi, të cilën ajo shpreson që njerëzit ta pëlqejnë. “Kjo nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë tapeti ngjyrë shampanjë”, shtoi ajo.

Të fundit