POLITIKOFF

Për herë të parë Shqipëria arrin këtë sukses në Eurovizion me Ronela Hajatin

Për herë të parë Shqipëria arrin këtë sukses

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë  këtë vit në festivalin më të madh evropian të këngës, në "Eurovizion 2022".

‘’Sekret’’ u pëlqye nga publiku që në prezantimin e parë ndërsa kënga ka arritur të renditet lart për sa i përket shikueshmërisë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë,  kënga e Ronelës është renditur e 5-ta si kënga më e dëgjuar për këtë muaj ndër këngët e Eurovizionit.

Për herë të parë Shqipëria arrin këtë sukses

"Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara,"- thuhet në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube.

Lista do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat kombëtare finale/live/pamjet pas kuintave dhe, natyrisht, performancat e Eurovision Song Contest, duke hedhur një vështrim pak më të gjatë në hyrjet e reja.

Kujtojmë se Shqipëria do të jetë e para që do të hapë festivalin në natën e parë gjysmëfinale.

Të fundit