Flash News


POLITIKOFF

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

A e dini se çdo vit vetëm 17% e 50 milion ton pajisjeve elektronike në mbeturina riciklohen? Përqindja e mbetur mbetet në landfille, brigjet e lumenjve, në dete ose oqeane. Gjithashtu, vlerësohet se sasia e mbetjeve elektronike deri në vitin 2030 do të arrijë deri në 74 milion ton në vit, gjë që ka detyruar prodhuesit globalë të ndryshojnë proceset e prodhimit në mënyrë që të zvogëlojnë mbetjet e dëmshme. Gjithashtu, publiku gjithnjë e më shumë po flet për ndikimin e kutive të kartonit në mjedis, të cilat përdoren kryesisht për paketimin e pajisjeve elektronike kur materiali nuk riciklohet siç duhet.

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

Me këtë fenomen në mendje, Samsung Electronics vitin e kaluar ka prezantuar një paketim inovator eko-miqësor për modele të veçanta televizorësh, i cili tani është i pranishëm në serinë më të fundit Neo QLED për vitin 2021.

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

I krijuar nga kartoni i valëzuar i ricikluar, ky paketim jo vetëm që nuk kontribuon në ndotjen e mjedisit gjatë prodhimit, por gjithashtu ka zbatime të shumta praktike dhe estetike. Kutitë e televizorëve të rinj Samsung Neo QLED lehtësisht mund të shndërrohen në një shtëpi kartoni për kafshë shtëpiake, një raft librash, një stendë lulesh ose një raft për pajisje zyre.

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit më 5 Qershor, Samsung lançoi fushatën“Bota e Vogël” në bashkëpunim me një artist Hollandez të njohur si Papersmith. Ky bashkëpunim krijoi një koleksion të veçantë paktimesh kartoni, ku Samsung ju lejon t’i jepni një jetë të re paketimit në formën e modeleve dekorative të ndërtesave, kafshëve dhe bimëve. Për më tepër, përdoruesit në të gjithë botën kanë mundësinë t'i bashkohen këtij projekti duke shkarkuar dymbëdhjetë modele me karaktere falas nga fushata Bota e Vogël, teksa gjithashtu i ndajnë ato në mediat sociale me hashtag #ReimagineABetterPlanet.

Për një planet më të bukur dhe më të pastër

Të fundit