Flash News

POLITIKOFF

Për shkak të ngjarjes në episodin e parë të "Friends", Kina censuron serialin ikonik

Për shkak të ngjarjes në episodin e parë të

Platformat kryesore të transmetimit kinez kanë censuruar një episod në serialin televiziv të njohur "Friends", duke bërë që fansat e serialit të shprehin zemërimin e tyre në mediat sociale. Bëhet fjalë për episodin e parë, ku Ross tregon se gruaja e tij e la për një tjetër grua, duke nënkuptuar që ajo ishte lezbike. Skenat me diskutimet për këtë gjë janë fshirë të gjitha, ndërkohë që janë censuruar edhe biseda të tjera që kanë lidhje me seksin.

Për shkak të ngjarjes në episodin e parë të

Seriali “Friends”, me protagonistë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer është shumë popullor edhe në Kinë.

Transmetimi i tij në Kinë nisi në platformat Sohu dhe iQiyi, në vitin 2012, pa kurrfarë censure, deri në vitin 2013, kur dhe përfundoi marrëveshja e transmetimit. Pas suksesit që pati specialja “Friends: The Reunion”, ku 6 aktorët u bënë sërish bashkë për të kujtuar të veçanta nga xhirimet, platformat kineze blenë sërish të drejtat e transmetimit të këtij seriali.

Për shkak të ngjarjes në episodin e parë të

Duke nisur nga 11 shkurti, Bilibili, Tencent, Youku, Sohu dhe iQiyi ofrojnë sërish episodet e “Friends”, por kësaj radhe, të censuruara.

Të fundit