Flash News

POLITIKOFF

Për shkak të problemeve shëndetësore, Dafina Zeqiri largohet përkohësisht nga skena

Për shkak të problemeve shëndetësore, Dafina Zeqiri largohet

Angazhini i madh përgjatë verës duket se ka përkeqësuar shëndetin e Dafina Zeqirit. Ajo ka treguar më parë se iu është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligament. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Së fundimi Dafina ka lajmëruar fansat e saj se do të bëjë një pauzë nga koncertet dhe do të kujdeset për shëndetin e saj pasi së fundmi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhe ka nevojë të pushojë.

“Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për tu kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”– shkroi Dafina në twitter.

Të fundit