Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Për shkak të problemeve shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth redukton detyrat e saj
Në muajt e fundit, Mbretëresha Elizabeth nuk ka mundur të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme mbretërore për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëvizshmërisë me të cilën po përballet. Por tani puna e saj është zvogëluar zyrtarisht për shkak të këtyre shqetësimeve shëndetësore.
Raporti vjetor i monarkisë, që u publikua javën e kaluar, zbuloi se roli i Mbretëreshës Elizabeth II si kreu i shtetit është ndryshuar nga 13 pika në një përshkrim më pak specifik. Dhe detyrat që mbretëresha 96-vjeçare "duhet të përmbushë" gjithashtu janë zvogëluar, sipas Sunday Telegraph.
Është hera e parë në më shumë se një dekadë që ka pasur ndryshime formale në përshkrimin e punës së saj.
Për muaj të tërë, mbretëresha, e cila humbi bashkëshortin e saj Princin Philip prillin e kaluar, ka qendruar jashtë ngjarjeve të profilit të lartë dhe ua ka kaluar disa angazhime familjarëve të saj.