Flash News

POLITIKOFF

Për të shtuar kilogramë në rolin e saj të ri, Lady Gaga ka ngrënë vetëm pasta dhe pica

Për të shtuar kilogramë në rolin e saj të ri, Lady Gaga

Për rolin e saj në "House of Gucci", Lady Gaga ka bërë shumë sakrifica. Këngëtarja ka punuar 9 muaj për të perfeksionuar theksin italian për rolin e "Patrizia Reggiani" në dramën "House of Gucci". Lady Gaga po ashtu, shtoi 11 kilogramë në peshë. Këngëtarja, ka konsumuar qëllimisht sasi të tepërta makaronash dhe pica, për të marrë një pamje të rrumbullakosur, në rolin e saj të shumëpërfolur.

Për të shtuar kilogramë në rolin e saj të ri, Lady Gaga

“Ka një anë negative të përkushtimit ndaj një roli në këtë mënyrë, pasi ndikon thellë brenda teje. Papritur, jeni duke folur me Patrizia Gucci jo më Lady Gaga-n "-tha ajo.

Ylli i popit, e lindur Stefani Germanotta, gjithashtu u zhyt thellë në prejardhjen e saj italiane, gjë që e ndihmon të përgatitet për rolin e saj.

Për të shtuar kilogramë në rolin e saj të ri, Lady Gaga

“Kam punuar shumë për të gërmuar në prejardhjen time. Si mund të dal nga ajo italiano-amerikane dhe të futem në atë që do të thotë të jesh një grua italiane?”

Për të shtuar kilogramë në rolin e saj të ri, Lady Gaga

"Një pjesë e asaj që e bën një personazh të mirë është të dish se cila është nevoja e thellë e personazhit," vazhdon më tej, këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga.

“Por ju nuk mund ta kuptoni se cila është nevoja e thellë e personazhit, nëse nuk kuptoni nevojën tuaj. Nevoja ime e thellë ishte gjithmonë ta bëja babain tim krenar. Për Patrizian, unë mendoj se ishte të bënte krenare nënën e saj...”

Të fundit