Flash News

POLITIKOFF

Përfaqësimin e saj në Eurovizion e cilësoi një “turp”, Diana Ziu kërkon të pajtohet me Ronelën

Përfaqësimin e saj në Eurovizion e cilësoi një

Disa ditë më parë Diana Ziu ka komentuar performancën e Ronela Hajatit në Eurovizion duke e cilësuar si “turp” edhe pse theksoi se nuk e ka personale me këngëtaren.

“Është një turp, Festivali i Këngës ishte i dështuar që në organizim e deri në çuarjen në Eurovizion. Ajo këngë nuk ishte për t’u çuar në Eurovizion. S’ka melodi, tonalitet, nga fillimi në fund është një ulërimë që s’thotë asgjë. Teksti është banalitet total“, tha ajo para disa ditëve.

E ftuar në “Expuls”, Diana tha: “Ronelës i uroj shëndet, i uroj të gjithë të mirat, të bëjë një takim me të, se nuk kam asnjë gjë personale me të”

Pas kësaj deklarate, moderatori është përpjekur për ta marrë në telefon Hajatin por që kjo e fundit nuk e ka hapur.

Të fundit