Flash News

POLITIKOFF

Përflitet se Dua Lipa dhe Trevor Noah janë në një lidhje

Përflitet se Dua Lipa dhe Trevor Noah janë në një lidhje

Dua Lipa dhe Trevor Noah mund të jenë një super çift, ose të paktën, miq shumë të mirë. Dyshja e famshme u pa duke shijuar një darkë private në Miss Lily’s 7A Cafe, një restorant xhamajkan në lagjen e modës East Village të Nju Jorkut. Më pas, ata u kapën nga paparacët duke u përqafuar dhe puthur në publik, në imazhet e siguruara nga Daily Mail.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Richard sanandreas (@casssa01)

Të dy po përpiqeshin të ishin sa më të padukshëm, të veshur me veshje diskrete dhe duke u përzier me turmën e vogël të pranishëm në restorantin e modës. Këngëtarja e lindur në Londër dhe Trevor Noah ishin ulur në një cep privat dhe njerëzit e pranishëm u siguruan se dukej se me të vërtetë po kalonin kohë me njëri-tjetrin.

Ylli britanik i popit 27-vjeçar dhe komediani 38-vjeçar dhe drejtuesi i “The Daily Show” nuk kanë një histori të mëparshme romantike të asnjë lloji dhe duket se po fillojnë diçka të re. Ata thuhet se janë takuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Las Vegas në prill të vitit 2020. Trevor Noah ishte në një lidhje me aktoren Minka Kelly që nga gushti i vitit 2020, dhe më pas i ndërpreu gjërat me të në maj të këtij viti. Nga ana tjetër, Dua Lipa kishte qenë në lidhje me Anwar Hadid (vëllai i Gigi Hadid) në qershor të vitit 2019, por ka qenë beqare që nga dhjetori i vitit 2021, kur dyshja i ndërprenë marrëdhëniet së bashku. 

Të fundit