Flash News

POLITIKOFF

Performoi me flamurin serb, shpjegohet Rita Ora

Performoi me flamurin serb, shpjegohet Rita Ora

Rita Ora ka reaguar pas videos e ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.

Ajo në një deklaratë për “Klan Kosova”, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste.

Rita ka sqaruar për fansat  se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Duke shtuar se qëllimi i saj nuk ishte të fyente popullin shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Të fundit