Flash News

POLITIKOFF

Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “MOISIU On”, fituesit e çmimeve

Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “MOISIU
Foto ilustruese

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “MOISIU On” ka përfunduar. Për shkak të pandemisë, këtë vit ai u zhvillua online. Ky festival nisi më datën 23 shkurt.

Përmes një njoftimi zyrtar është bërë publike edhe lista e fituesëve të edicionit të parë të këtij festivali. Ende nuk është shpallur fituesi i çmimit të publikut, pasi ende janë duke u numëruar votat.

Lista e fituesve u bë publike nga të gjithë përfaqësuesit e teatrove shqip folës dhe pas votimit që u bë prej tyre, u mblodhën edhe vlerësimet që të dilnin edhe fituesit e këtij edicioni të parë.

Lista e fituesëve:

Shfaqja më e mirë – Galaksia (skena nga një ekzekutim)

Regjia më e mirë – Dino Mustafiç

Aktori më i mirë protagonist – Gëzim Rudi

Aktorja më e mirë protagoniste – Olta Daku

Aktori më i mirë joprotagonist – Gert Ferra

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Arta mucaj

Aktori/Aktorja i ri më i mirë – Igli Zarka & Silvio Goskova

Çmimi i karrierës – Bujar Lako (pas vdekjes)

Të fundit