Flash News

POLITIKOFF

Përgjigja e Harry Styles për ribashkimin ose jo të "One Directon" po lexohet si "shpresë" nga fansat

Përgjigja e Harry Styles për ribashkimin ose jo të "One

Ata kanë bërë HISTORI… dhe Harry Styles nuk është ende i gatshëm të largohet përgjithmonë. Artisti ka folur së fundmi për mundësinë e një ribashkimi të mundshëm të ‘One Direction’ gjatë episodit të fundit "The Late Late Show" të të James Corden.

“Po apo jo, do të ketë një ribashkim të One Direction? A do të ndodhë ndonjëherë?” –ishte një pyetje që fansat kishin bërë për të.

"Kam frikë se nuk është një pyetje po ose jo," u përgjigj ai. “Kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do të kishim një moment kur donim ta bënim, nuk ka ndonjë gjë që mund të na pengojë.”

Përgjigja e Harry Styles për ribashkimin ose jo të "One

One Direction – i përbërë nga Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik njoftuan se do të bënin "pauzë" në vitin 2015, një vit pasi Malik u largua nga grupi dhe e la grupin prej pesë anëtarësh me katër.

Të fundit