Flash News

POLITIKOFF

Përqafimi 'historik' mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber, reagon Justin

Përqafimi 'historik' mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber, reagon

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një event në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber. Hailey dhe Selena jo vetëm që pozuan të buzëqeshura para kamerave në eventin vjetor të Muzeut të Akademisë së Filmit, por ato ndanë edhe një përqafim të ngrohtë të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Ndërkohë, pas fotove virale ka ardhur edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe.

Të fundit