Flash News

POLITIKOFF

Personazhet që përfliten se do jenë konkurrentë në "Big Brother Vip 2"

Personazhet që përfliten se do jenë konkurrentë në

Pas përfundimit të një prej programeve më të suksesshme në Shqipëri,  ”Big Brother VIP 1“, menjëherë filloi të aludohej se kush do të jetë pjesë e edicionit të dytë.

Suksesi i edicionit të parë ishte i jashtëzakonshëm dhe ish-konkurrentët kanë marrë jo vetëm famë por edhe rritje në karrierë dhe ende sot janë personazhet publike më të përfolur. Tashmë kanë nisur spekulimet për “Big Brother VIP 2” dhe cilët do jenë pjesëmarrësit e këtij edicioni.

Eva Murati, Kejvina Kthella, Ledri Vula, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vin Veli, Roza Lati janë disa nga emrat e lakuar për momentin, sipas Icosntyle.

Ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar,mirëpo shumë prej këtyre personazheve në intervista e kanë shmangur si pyetje, por nuk e kane mohuar. Ndonëse personazhet nuk janë konfirmuar ende, moderatorja e emisionit do jetë përsëri Arbana Osmani, e cila ka thënë se BBV2 rikthehet në ekran në fund të këtij viti.

Të fundit