POLITIKOFF

Pier Silvio Berlusconi i revoltuar me 'Grande Fratello VIP', ndalon ritransmetimin e programit

Pier Silvio Berlusconi i revoltuar me 'Grande Fratello VIP', ndalon

Vendim drastik nga Pier Silvio Berlusconi, i cili bëri disa ndryshime në programacionin e La5. Kanali i Mediaset duhej të jepte mbrëmë ritransmetimim e episodit të fundit të "Grande Fratello VIP" (a.k.a Big Brother Vip), por ai u zëvendësua me një film.  

Sipas asaj që shkruan "Il Fatto Quotidiano", duket se Pier është mërzitur shumë nga puntata e fundit e reality show-t, për shkak të toneve vulgare dhe sharjeve të shumta të përdorura live. Një vulgaritet i tepruar që çoi në vendimin për anulimin e ritransmetimit. Djali i Berlusconit e ka parë vetë episodin e plotë, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për transmetim për shkak të mungesës së respektit ndaj audiencës në shtëpi.

Sakaq, nuk ka asnjë përgjigje për momentin nga Alfonso Signorini, prezantues dhe autor i reality show-t, i cili do të përfundojë pas rreth një muaji. 

Në fakt, gjatë episodit të 3 marsit, shumë prej ndjekësve të formatit kritikuan banorët për gjuhën e papërshtatshme dhe tonet e nxehta, që shkaktuan edhe ndërhyrjen e vetë Signorinit i cili paralajmëroi se do të merrte masa serioze nëse nuk ndryshonin regjistrin. Por, kjo nuk e qetësoi situatën dhe ai u detyrua të ndërpriste transmetimin live. 

Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se zemërimi i Berlusconi nuk lidhet me Signorinin, i cili nga ana tjetër u vlerësua për mënyrën se si menaxhoi situatën. 

Ky rast ka habitur shumë mediat e njerëzit në Itali, sepse nuk ka ndodhur më parë.

Të fundit