Flash News

POLITIKOFF

Planet e Dojnës dhe Vlashentit për dasmë, artisti: Do ftojmë gjithë publikun

Planet e Dojnës dhe Vlashentit për dasmë, artisti: Do ftojmë

Ata janë një nga çiftet më të dashura të showbiz. Dojna Mema dhe Vlashent Sata prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie.

Vitin që lamë pas ata u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur djalin e tyre, Nolan Sol. Para ardhjes së tij në jetë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë, por nuk bënë dasmë.

Kurioziteti i fansave nëse ata do bëjnë një dasmë është i madh. Dhe duket se ata e kanë në plan diçka të tillë. I ftuar në "S'e luan topi" në Top Channel, Vlashenti i pyetur nëse do bëjnë dasëm, ai u shpreh optimist.

”Patjetër që po. Do bëjmë një festë të madhe do ftojmë gjithë publikun” Duke folur për Dojnën, artisti tha se e admiron inteligjencën që ajo ka.

“Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja. Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, mendoja se ishte talent. Se kur e shef thua është e bukur. Po është person fantastik, di të them se kam qënë i magjepsur".

Të fundit