Flash News

POLITIKOFF

Plas "sherri" mes Ronaldos dhe Luizit: Hajde merri ato 5000 euro se do ngelesh pa punë

Plas "sherri" mes Ronaldos dhe Luizit: Hajde merri ato 5000 euro se

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Kepi i VIP-ave”, Ronaldo Sharka ka deklaruar se beson që moderimi i emisionit duhet t’i falej atij, e jo Kiara Titos.

Për këtë gjë kanë rënë dakord edhe personazhe të tjerë, duke e kthyer këtë deklaratë në një nga temat e diskutimit në këtë format.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një ‘story’ në Instagramin e tij, tregon se do donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

Plas "sherri" mes Ronaldos dhe Luizit: Hajde merri ato 5000 euro se

 

Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra.

E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bëshin si ‘koka shkencash’.

Po të kisha qenë aty, do merrshin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Ejlli.

 

Të fundit