Flash News

POLITIKOFF

“Po jetoj në një përrallë”, Kiara poston foto me Luizin një ditë pas finales

“Po jetoj në një përrallë”, Kiara poston foto me

Mbrëmjen e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP. Para se të shpallej fituesi në mesnatë çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme kurorëzoi dashurinë në martesë. Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit. E ftuar specila e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.

Një moment mjaft unik për çiftin i cili u njoh për herë të parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe përjetoi çdo ditë qëndrimi aty emocione të jashtëzakonshme. Pak më parë Kiara ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e djeshme kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre.

"Po jetoj në një përrallë dhe kjo falë teje…
Nje natë e mbushur me emocione që bën edhe një herë zemrën time te rrahë shumë fortë. Dikush të më pickojë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Të fundit